Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta me flakët në Europë, temperaturat e larta rrezikojnë riaktivizimin e vatrave të zjarrit në Francë
Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatishmëri të lartë të premten, pavarësisht se kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh me të cilin është përballur Franca në dekadat e fundit, për shkak se parashikohen temperatura të larta që mund ta rindezin zjarrin në jug. Në tri ditët e fundit, zjarri u përhap në më shumë se 160 kilometra katrorë në rajonin Aude. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një person, ndërkaq qindra të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre. Për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë, zjarri u përhap shpejt me një perimetër që arriti në 90 kilometra, dhe autoritetet lokale thanë se duhet të mbeten vigjilente gjatë gjithë fundjavës, pasi pritet që temperaturat...