Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia: Shqipëria, jo strehë për rrjetet kriminale

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia: Shqipëria, jo strehë për rrjetet kriminale

Mbrojtja e personave që largohen nga diskriminimi, përndjekja dhe konfliktet është detyrim ligjor dhe angazhim ndërkombëtar. Në kuadër të projektit EU4Migration, u zhvillua sot një takim në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, me pjesëmarrjen e drejtoreshës për Politikat e Migracionit, Azil dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime, përfaqësuesve të departamentit për Kufirin dhe Migracionin, të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, UNHCR, dhe International Police Organization-IPO. Sipas Policisë së Shtetit, takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e azilit, menaxhimit të kufijve dhe identifikimit të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore. ”Shqipëria nuk do të shërbejë si rrugë kalimi apo strehë e sigurt për rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore. Ky është një shembull i vendosmërisë...