‘Lufta’ kundër pastrimit të parave! Miratohet ligji i ri, kriptovalutat në ‘lupë’! Kapri: Lekët e pista në ndërtim! Zv.ministri: Po mbikëqyret

‘Lufta’ kundër pastrimit të parave! Miratohet ligji i ri, kriptovalutat në ‘lupë’! Kapri: Lekët e pista në ndërtim! Zv.ministri: Po mbikëqyret

PAMJE NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TIRANË-Projektligji i ri “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave”, u miratua këtë të hënë në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në mbledhje morën pjesë zëvendësministri i Financave, Andi Memeti, si dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë. Sipas zëvendësministrit të Financave Andi Mehmeti projektligji i ri krijon hapësira për kontroll të posaçëm të tregut të kriptove, pasi persona të përfshirë në aktivitete kriminale vitet e fundit pagesat nuk i bëjnë më në para por përmes kriptovalutave për të shmangur në këtë mënyrë kontrollin nga autoritetet financiare. "Tregu i kriptove ofron mundësi të reja për inovacion financiar, por mund të shërbejë edhe për lëvizjen e mundshme të fondeve që mund të paraqesin vështirësi për tu gjurmuar. Për arsye ligji vendos kërkesa...