Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Lufta kundër dezinformimit, Komisioni “Braçe” miraton strategjinë kombëtare
Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit shqyrtoi sot strategjinë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja për periudhën 2025-2030. Në cilësinë e kreut të Komisionit, deputeti Erion Braçe e vlerësoi punën e Komisionit të rëndësishme për të luftuar qëllimet për ndërhyrje dhe manipulimin e opinionit publik nga jashtë. Braçe tha se u bashkëpunua ngushtë me shoqërinë civile, mediat dhe ekspertë të pavarur. Pas miratimit në Komision, strategjia e prezantuar pritet të votohet në parlament./vizionplus.tv