Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta fut në sherr besnikët e Trump! Përçahet rrethi i besuar i presidentit, Tulsi Gabbard udhëheq grupin kundër sulmit në Iran
👁14020
Planet e mundshme për përfshirjen e SHBA-së në një sulm izraelit ndaj Iranit kanë ndezur një përplasje të fortë mes besnikëve të Presidentit Donald Trump. Një prej kritikave më të zëshme vjen nga Tulsi Gabbard, Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare nën administratën Trump. Gabbard ka deklaruar para Kongresit dhe në rrjetet sociale se, ndonëse Irani ka rritur ndjeshëm nivelin e uraniumit të pasuruar, nuk ka prova të mjaftueshme që të tregojnë për një armë bërthamore në zhvillim. Ajo paralajmëroi për rrezikun e një “shfarosjeje bërthamore” si pasojë e politikave të papërgjegjshme. Deklaratat e saj shkaktuan reagimin e ashpër të vetë Trumpit....