Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Lufta e Parë Botërore dhe mitologjia e rrezikshme e vrasjes së Franc Ferdinandit
Nga Paul Miller-Melamed “E shtëna e parë e Luftës së Madhe” e cilëson historiani i famshëm A.J.P Tejlor në librin e tij “Lufta e Parë Botërore: Një histori e ilustruar” (1963). Ajo u realizua nga një i ri serbo-boshnjak i quajtur Gavrilo Princip në Sarajevë më 28 qershor 1914. Dhe “viktimat e para” të asaj lufte, ishin Arkiduka Franc Ferdinand, trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë (Monarkia e Habsburgëve) dhe gruaja e tij, dukesha e Hohenbergut. Natyrisht, kjo është një metaforë. Pasi nuk pati menjëherë luftë kur ndodhi atentati famëkeq i Sarajevës, dhe nuk do të kishte edhe për muajin pasardhës. Për më tepër, nëse duhet fajësuar dikush për shpërthimin e luftës në korrikun e vitit 1914, atëherë ata janë udhëheqësit e Fuqive të Mëdha të Evropës, dhe...