Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Lufta e Koplikut dhe tradhtitë e shqiptarëve
Nga kujtimet e Hamid GjylbegajtPërgatiti për botim: Shefqet Deliallisi Një ditë duke ndenjur në kafe “Ballkan” në Beograd me Nexhip begun, i fola për trimërinë dhe vdekjen burrërore të Isa Buletinit, të cilin e prenë në besë malazezët. Ai u shpreh: “Vdekja në këtë mënyrë e Isa Buletinit, asht e mirë, mbasi mbetet si shëmbëlltyrë morale e heroizmit shqiptar. Por, në anën tjetër, për Shqipërinë, u hoq një shushunjë që i thithte gjakun kombit, e që nuk ishte në gjendje me kontribua asgjë. Është mirë që në këtë mënyrë të largohet dhe Bajram Curri, se këta janë mësuar me kap e me ngrënë në tryezën e Sulltan Hamidit. Këta dy diplomatë të Kosovës, pa shkollë e kulturë, që merren me politikën e çështjes shqiptare, i...