Lufta e ftohtë Veliaj-Rama, gazetari: Prapaskenat që po ndryshojnë politikën

Lufta e ftohtë Veliaj-Rama, gazetari: Prapaskenat që po ndryshojnë politikën

Gazetari Elvi Fundo, nga studioja e një emisioni televiziv, analizoi zhvillimet e fundit politike, duke vënë theksin te situata e brendshme në Partinë Socialiste, që sipas tij po bëhet gjithnjë e më e tensionuar dhe e ndërlikuar. Fundo ndaloi veçanërisht te ngjarjet në Bashkinë e Tiranës, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e marrjes së vendimeve, përfaqësimin real të disa figurave politike dhe prapaskenat që, sipas tij, po ndikojnë drejtpërdrejt në kursin e partisë. Ai foli edhe për përplasjet e brendshme për ruajtjen e pushtetit dhe lëvizjet që mund të çojnë drejt një tranzicioni pas zgjedhjeve të ardhshme. “Gjithçka e kuptuam...
Burimi: Sot.com.al