Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti Pezeshkian u plagos gjatë bombardimeve
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i shpëtoi për pak vdekjes gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas raportimeve të mediave iraniane. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars raportoi të shtunën se më 16 qershor, tre ditë pas nisjes së konfliktit, Forcat Ajrore izraelite bombarduan një kompleks të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Sipas Fars, gjashtë raketa goditën hyrjet dhe daljet e godinës, një taktikë e ngjashme me atë të përdorur në sulmin izraelit kundër liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Pas sulmit, ndërtesa mbeti pa energji elektrike. Në momentin e bombardimit, në ndërtesë po zhvillohej një mbledhje. Të pranishmit, përfshirë presidentin...