Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ludvig Fon Taloci në kërkimet iliro-shqiptare, shkruan mbi diasporën shqiptare, mbi historinë e ngulimeve në Gadishullin Ballkanik
Nga Enriketa Papa Taloci për nga origjina ishte hungarez i lindur në Ofen (Hungari) më 8 dhjetor 1854. Ishte themeluesi i kërkimeve dhe hulumtimeve hungareze mbi Balkanin. Studimet i kreu në Universitetin e Budapestit. Më vonë punoi në Arkivin Shtetëror të Hungarisë. Viti 1877 e gjen si docent në Universitetin e Budapestit. Punoi edhe si drejtor i Arkivit të Financave të Vjenës. Taloci ka qenë president i Shoqatës së Historianëve Hungarezë dhe gjithashtu bashkëthemelues i Akademisë së Shkencave Hungareze. Fatkeqësisht gjatë kthimit nga varrimi i perandorit të Austro-Hungarisë, Franc Jozefit I, gjen vdekjen në një aksident me tren më 1 dhjetor 1916, në Herceghalom(1). Veprat ku duket dhe kontributi i Talocit si historian mbi studimet per Shqiperinë janë përkatësisht, përmbledhja dokumentare “Acta et diplomata res...