Luçiana Kokaj: Më 7 shtator, protesta e 100-të, të gjithë në shesh! Nuk ndalemi pa ikur kjo klasë politike
Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë protestës së 96-të kundër qeverisë, ka njoftuar se banorët e Rrjollit do të nisin më 12 shtator protestat për pronat dhe tokat e tyre, ndërsa ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në ditën e 100-të të rezistencës. Kokaj tha se fokusi i protestës vijon të jetë Tirana, duke argumentuar se largimi i kryeministrit Edi Rama do të sillte ndryshimin e situatës në vend. Ajo kërkoi gjithashtu mbështetjen e qytetarëve për banorët e Rrjollit, të cilët, sipas saj, kanë protestuar prej katër muajsh. Kokaj tha se anulimin e ligjit 21/2024, investimeve strategjike, Paketes së Maleve dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, nuk janë të mjaftueshme për ta. “Po ne nuk ndalemi vetëm me ligjin, as me anulimin e investimeve strategjike, as me...
Burimi:
gijotina.com