Lubonja: Protesta tregoi se Shqipëria është në një regjim dhe Edi Rama në krye të tij! Në një vend demokratik, do të ishte djegur Kryeministria
Analisti Fatos Lubonja deklaroi se protesta qytetare, që vijon prej tre muajsh tek Kryeministria, tregoi se Shqipëria ndodhet në një regjim autoritar dhe jo në demokraci. Në një intervistë për News24, ai tha se në krye të këtij regjimi ndodhet di Rama, dhe se ai do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen për shkak se qytetarët u ngritën masivisht kundër tij. “Një nga gjërat që ka bërë protesta, ka qenë një test nëse Shqipëria është në demokraci apo regjim. Kjo ka provuar shumë fort se këtu jemi në një regjim autoritar dhe jo demokraci. Kudo ku ka protesta në botë, ku bëhet një numër i madh për një çështje të caktuar, menjëherë numri iu tregon atyre në pushtet se këtu keni shkelur për një vendim...
Burimi:
gijotina.com