Burimi:
Sot.com.al

‘Lubi Balluku gëlltiti 24 mln euro për 1 km rrugë’, Këlliçi: Qeveria Rama po shkatërron Shqipërinë
👁3406
Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD-së në Pallatin e Kongreseve, gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë. Në fjalimin e tij, Këlliçi theksoi mospëlqimin e qytetarëve ndaj qeverisë aktuale dhe fokusoi kritikat ndaj disa emrave të rëndësishëm të kabinetit të Edi Ramës. Këlliçi ka ironizuar dhe përbuzur premtimet e Partisë Socialiste, duke theksuar se qytetarët e Tiranës e kanë përbuzur “tallavanë e PS-së”, duke i kundërshtuar premtimet e paplotësuara të qeverisë. Ai e kritikoi qeverinë për paaftësinë e saj në realizimin e angazhimeve dhe për krijimin e problemeve të reja...