Luani kafshon një djalë 4-vjeçar në Parkun Kombëtar të Uashingtonit

Luani kafshon një djalë 4-vjeçar në Parkun Kombëtar të Uashingtonit

Një djalë 4-vjeçar u sulmua nga një luan në një park kombëtar në shtetin e Uashingtonit. Sipas ABC News, incidenti ndodhi të dielën pasdite në Parkun Kombëtar Olimpik, pranë zonës Victoria Overlook, ku luani e kafshoi djalin ndërsa ai po ecte në një shteg të njohur të parkut me familjen e tij. Mjekët dhe zyrtarët e parkut nxituan në vendngjarje dhe e transportuan me helikopter djalin 4-vjeçar në një spital të Seattle-it, ku po trajtohet. Pas sulmit, rojet e parkut filluan menjëherë kërkimin për luanin, i cili u gjet dhe u neutralizua të hënën në mëngjes, sipas zyrtarëve të parkut....
Burimi: Top-Channel.tv