Luan Rama: Më puthi si e çmendur…

Luan Rama: Më puthi si e çmendur…

Luan Rama Letra që nuk erdhi kurrë, poezi nga Luan Rama Më puthi si e çmendurduke më kafshuar ëmbël buzët dhe shpirtin,duke më mbyllur sytë me gojën e sajme një frymë ëngjëlli,«Do të shkruaj shpejt më tha» dhe iku,me krahë ere,dhe unë e prita duke vrarë vetminë,dita dehej me ditëndhe nata puthte agun në delir,yjet e mi i kishin humbur trajektoret e tyrendërsa unë prisja letrën që s’do vinte,fillikat atje, në kryqëzimin e botës,ku pemët e mardhura lotët vjeshtake hidhnindhe ku era nuk i solli më zogjtë e mi,deti nuk ma solli anijen por veç një llohë dëbore…dita shkonte kuturu,...