Luan Muça i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Çfarë ndodhi sot në hotel “Regina”

Luan Muça i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Çfarë ndodhi sot në hotel “Regina”

Pesë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim pas një ngjarjeje të rëndë të regjistruar këtë të enjte në Radhimë të Vlorës, ku biznesmeni Vasil Bedinaj ka denoncuar se është kërcënuar dhe dhunuar nga një grup personash. Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka nisur rreth orës 11:30, kur Bedinaj ka njoftuar uniformat blu se disa persona kishin shkuar në hotelin e tij dhe, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kishin kërkuar 5 milionë euro. Sipas dëshmisë së tij dhe veprimeve të para hetimore, biznesmeni është kërcënuar gjithashtu se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orëve. Pas marrjes së njoftimit, Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës, në Dhërmi, si dhe në qarqet Fier e Gjirokastër. “Range...