Luajti vetëm 28 minuta te Barcelona, fundi i trishtë i “Messit kroat”. Sot, endet pa skuadër…
Kur ishte 16 vjeç, ai u cilësua si “Messi kroat” dhe zgjoi interesin e shumë klubeve të mëdha. Barcelona mposhti klubet e tjera të mëdha dhe e transferoi për milionë euro nga Dinamo Zagreb. E kemi fjalën për Alen Halilovic, pritshmëritë ndaj të cilit kanë qenë të shumta, por karriera e tij mori një drejtim të paimagjinuar. Halilovic luajti vetëm 28 minuta për Barçën, në një ndeshje të Kupës së Mbretit kundër Elches. Ishte paraqitja e tij e vetme me ekipin e parë. Në vitin 2016, ai bëri gati çantat dhe nisi një udhëtim të veçantë nëpër Evropë që e çoi te Hamburgu, më pas te Sporting Gijnn, e kështu me radhë, te Las Palmas, Milan, Standard Liege, Heerenveen, Birmingham City, Reading, Rijeka dhe Fortuna...
Burimi:
telesport.al