Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid
Real Madrid e ka nisur me fitore aventurën në Champions League, duke mposhtur Interin me rezultatin 2-1 në Santiago Bernabéu. Madrilenët shënuan dy gola në pjesën e parë dhe arritën të ruanin avantazhin deri në fund. Kylian Mbappé zhbllokoi ndeshjen në minutën e 14-të, ndërsa Federico Valverde dyfishoi rezultatin në minutën e 23-të pas një gabimi të portierit të Interit, Josep Martínez. Interi nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë u hodh në kërkim të golit. Në minutën e 77-të, Carlos Augusto shënoi për zikaltërit, duke e bërë fundin e ndeshjes emocionues. Megjithatë, Real Madrid u mbrojt mirë dhe siguroi fitoren 2-1. Kështu, skuadra madrilene merr tre pikët e para në Champions League, ndërsa Interi largohet nga Madridi pa pikë, pavarësisht paraqitjes së mirë...
Burimi:
vizionplus.tv