Los Anxhelesi ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike

Los Anxhelesi ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike

Distrikti Shkollor i Unifikuar i Los Anxhelesit (LAUSD), sistemi i dytë më i madh i shkollave publike në SHBA, ka ndaluar përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit gjatë vitit shkollor 2026–2027, sipas “Washington Post”. Vendimi nënkupton kufizimin e aksesit të nxënësve në platformat e IA-së gjeneruese, përmes pajisjeve dhe llogarive të ofruara nga distrikti, ndërsa autoritetet po rishikojnë mënyrën e përdorimit të kësaj teknologjie në mësimdhënie dhe masat e sigurisë. IA-ja gjeneruese është teknologji që mund të krijojë tekst, fotografi dhe përmbajtje të tjera në përgjigje të udhëzimeve të përdoruesit. Para këtij ndryshimi, nxënësit 13 vjeç e lart në LAUSD mund të përdornin disa mjete të miratuara të IA-së, pasi të kishin përfunduar një kurs për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë dhe të kishin...