Lorik Cana del në mbështetje të protestës: Studentët janë e ardhmja, të dëgjohen kërkesat e tyre

Lorik Cana del në mbështetje të protestës: Studentët janë e ardhmja, të dëgjohen kërkesat e tyre

Prej shtatë ditësh, Tirana vijon të jetë në qendër të protestave masive të zhvilluara nga studentë dhe gjimnazistë, të cilët kundërshtojnë qeverinë aktuale. Në marshimeve u janë bashkuar edhe qytetarë, ndërsa në rrjetet sociale kanë reaguar figura të njohura të sportit, mes tyre futbollistë të Superiores dhe të Kombëtares. Mbështetjes për të rinjtë u është bashkuar së fundmi edhe ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana. Ai ka theksuar se kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen, pasi ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit, ndërsa institucionet duhet t’u kushtojnë vëmendje të plotë shqetësimeve të tyre. “Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje...