Lorena Haxhiymeri prezanton asistentin virtual të Bashkisë Elbasan në platformën “THU’JE”

Lorena Haxhiymeri prezanton asistentin virtual të Bashkisë Elbasan në platformën “THU’JE”

Në kuadër të edicionit të parë të “THU’JE – Platforma për Demokraci dhe Paqe”, që po zhvillohet në Elbasan, Lorena Haxhiymeri, Drejtoreshë e Performancës në Bashkinë Elbasan dhe koordinatore e platformës “THU’JE” për këtë institucion, moderoi një nga panelet e diskutimit, ku në fokus ishte transparenca, komunikimi virtual, dialogu dhe demokracia vendore. Gjatë takimit u prezantua edhe asistenti virtual (chatbot) i faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, një instrument i ri komunikimi dhe informimi që synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve, veçanërisht të rinjve, duke lehtësuar aksesin në informacionin dhe shërbimet e institucionit. Përmes tij, përdoruesit mund të orientohen më lehtë drejt informacioneve që kërkojnë, duke e bërë komunikimin me administratën vendore më të drejtpërdrejtë dhe të aksesueshëm. Prezantimi u zhvillua në kuadër të diskutimit mbi...