Lookman merr ultimatum nga Marotta: Të presim maksimumi 2-3 ditë, ose kalojmë te dikush tjetër

Lookman merr ultimatum nga Marotta: Të presim maksimumi 2-3 ditë, ose kalojmë te dikush tjetër

Interi ka nisur zyrtarisht sezonin e ri në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”. Për t’i përshëndetur të pranishmit ishte Beppe Marotta. Pasi theksoi rezultatet e viteve të fundit, duke përmendur shtatë trofetë kombëtarë, si dhe dy finalet e Ligës së Kampionëve dhe atë të Ligës së Europës, presidenti dhe CEO i zikaltërve shpjegoi strategjitë e erës së re nën drejtimin e fondit Oaktree: “Synojmë profile të rinj për të ulur moshën mesatare dhe rritur vlerën e përgjithshme të skuadrës. Megjithatë, në futboll nuk fitohet me 11 të rinj në formacion”. Përjashtimi nga këto udhëzime ka një emër; Ademola Lookman. “Kjo është...