Londra vihet në kërkim për vrasësin e Remzi Hoxhës, britanikët në ndjekje të Ilir Kumbaros që ekzekutoi…

Londra vihet në kërkim për vrasësin e Remzi Hoxhës, britanikët në ndjekje të Ilir Kumbaros që ekzekutoi…

Rigels Seliman Londra ka nisur një operacion të ri policor që synon të kapë personin kyç të një prej krimeve më të errëta të shtetit shqiptar: zhdukjen dhe ekzekutimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Metropolitan Police ka rihapur dosjen e arratisurit famëkeq Ilir Kumbaro, ish-zyrtar i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), i dënuar në mungesë për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Hoxhës, një krim shtetëror që, sipas dokumenteve të kohës, zhvillohej nën komandën e drejtpërdrejtë të Sali Berishës, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë. Z. Ilir Kumbaro, sot 70 vjeç, u zhduk nga Londra në dhjetor 2011, ditën kur gjykata britanike do të vendoste për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ai kishte thyer masën e lirimit me kusht dhe ka 13 vite që i shmanget drejtësisë. Fotot...