Lokali në Fier përfshihet nga flakët, ndërhyjnë dy mjete zjarrfikëse

Lokali në Fier përfshihet nga flakët, ndërhyjnë dy mjete zjarrfikëse

Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bregdetin e Darëzezës së Fierit. Pavarësisht ndërhyrjes së dy mjeteve zjarrfikëse, zjarri nuk është shuar dot për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, me të cilat ishte ndërtuar lokali. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Top Channel

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Top-Channel.tv