“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!
Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti nuk është përmbajtur pas fitores dramatike kundër San Marinos. Mbrojtësit nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e disa lojtarëve të cilët sipas tij menduan më shumë për lavdinë personale se sa për të mposhtur San Marinon, që për pak desh mori pikë në ‘Air Albania’. “Shumë mësime, të them të drejtën në karrierën time vështirë të kem pasur një ndeshje të tillë ku mendon që do fitosh e në fund doli e kundërta. Sepse nuk u duk fare diferenca mes San Marinos dhe kombëtares sonë. Mësimet janë që duhet të luajmë si skuadër, individualisht nuk shkon askund, nuk mund të arrish asgjë, se kur ke sukses me ekipin, ke edhe individualisht sukses, plotësojnë njëra-tjetrën. Në ato minuta të fundit e...
Burimi:
javanews.al