Lojtarët e Chelsea i kërkuan Trump që të largohej nga skena kur ngritën trofeun, numri një i botës e refuzoi kërkesën

Lojtarët e Chelsea i kërkuan Trump që të largohej nga skena kur ngritën trofeun, numri një i botës e refuzoi kërkesën

Chelsea arriti të fitonte Botërorin e klubeve në finalen ndaj PSG, 3-0. Palmer shënoi dy herë dhe Joao Pedro një herë për Chelsean në këtë finale. Një finale që pati përplasje mes dy ekipeve, por gjithçka u qetësua pas disa minutash dhe pasoi prezantimi i trofeut, që nuk mund të kishte ndodhur pa Trump. Presidenti i SHBA-së zbriti në skenë, paraqiti trofeun dhe gjithashtu “festoi” me lojtarët e Chelseat. James dhe lojtarët e Chelseat i thanë Trump se duhet të largohej, por ai donte të qëndronte. “Jo, po qëndroj për të festuar me ty”, tha Trump. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/  ...
Burimi: Sportekspres.com