Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë
Nga Lorenc Vangjeli Shumica socialiste është në prag të një prej ballafaqimeve më të forta me krizën e shumëfishtë, pikërisht aty ku ka pikën e saj më të fortë: numrat e mandateve në parlament. Votimi i paralajmëruar për reformën territoriale mund të jetë shkëndija e radhës e një shpërthimi edhe më të madh. Lista triumfale e saj mbas zgjedhjeve të 2025, një listë që kapi numrin e pabesueshëm prej 83 deputetësh, për momentin duket e pamundur të kapërcejë në shifrën e domosdoshme të 84 votave pro reformës. Rrugës ka firuar kartoni i Neomalësores, ndërsa dy deputetë, Braçe dhe Sina kanë paralajmëruar votën kundër. Të paktën tre vota të tjera socialistësh të zemëruar, por kryesisht të heshtur, pothuajse mund të numërohen që tani jo thjesht kundër...
Burimi:
javanews.al