Lodhen efektivët? Lejojnë protestuesit t’i afrohen Kryeministrisë
Policia ka liruar bulevardin përpara Kryeministrisë, duke lejuar protestuesit të afrohen drejt godinës qeveritare. Pas ndërhyrjes së mëparshme të forcave të rendit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, një pjesë e madhe e turmës është shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit. Ndërkohë, përpara Kryeministrisë ka mbetur një grup i vogël protestuesish, të cilët, sipas raportimeve nga terreni, po qëndrojnë në mënyrë paqësore. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hapur rrugën në zonë, ndërsa autoboti i ujit është futur brenda oborrit të Kryeministrisë. Situata vjen pas përplasjeve dhe ndërhyrjeve policore gjatë protestës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse tubimi do të vijojë dhe si do të veprojnë forcat e rendit në orët në vijim.
Burimi:
ntv.al