Burimi:
Telesport.al

Locatelli, lider edhe me trajnerin Tudor: Kjo pikë ndaj Romës na duket pak, por jemi në rrugën e duhur
👁5716
7 Prill 2025 8:21 Alfred Lleshi Manuel Locatelli, tashmë lider i Juventusit të Tudor dhe autor i golit të mbrëmshëm në sfidën e madhe në “Olimpico”, kundër Romës (1-1 rezultati përfundimtar), e komentoi kështu në Instagram paraqitjen e bardhezinjve: “Shpirt i duhur, intensitet dhe unitet. Një pikë që na duket e pakët, por tregon se jemi në rrugën e duhur. Është gjithmonë emocionuese të shënoj për Juventusin tim!” Deklaratat e tjera të Locatelli, bërë pas barazimit ndaj Romës në “Olimpico”, për mediat itaiane: “Trajneri, sapo erdhi, na kërkoi menjëherë të ishim agresivë. Të besonim tek vetja, sepse mund të luanim...