Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Lobimi 6 milionë $, si kontratë sheikësh”, Këlliçi përplaset me analistin: I kanë dhënë patriotët për Berishën
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin Log mes kandidatit për deputet të PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, dhe analistit Fitim Zekthi, mbi kontratën 6 milionë dollarë për lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zekthi vlerësoi se kontrata është “ekstremisht e shtrenjtë” dhe ngriti pikëpyetje mbi burimin real të fondeve. “Kontrata është 6 milionë dollarë për dy vite. Kjo shumë nuk është normale për një parti politike opozitare. Këto kontrata i bëjnë shtete si Arabia Saudite,” tha ai. “Nuk kam asgjë parimisht me lobimin, për sa kohë bëhet për qëllime të ndershme. Por kjo shumë është jashtë çdo përmase realiste”, tha ai. Në reagim, Këlliçi mohoi që kontrata të jetë iniciuar nga Partia Demokratike dhe theksoi se fondet janë dhuruar nga individë...