Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Llatja: Projekte madhore për zhvillimin e Elbasanit, nga shkollat dhe rrugët, te kompleksi i ri sportiv dhe bypass-i
👁4576
Gjatë një takimi me banorët e Rajonit Nr. 2 në Elbasan, kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, ka prezantuar disa nga projektet më të rëndësishme që janë duke u zbatuar apo do të nisin së shpejti në qytet. Ai vuri në dukje se investimet po prekin të gjitha fushat, nga infrastruktura rrugore dhe arsimi, te hapësirat sportive dhe zhvillimi urban.“Rajoni Nr. 2 ka qenë në fokusin tonë me një sërë investimesh, që nga rikonstruksioni i shkollës ‘Onufri’ e deri te përgatitjet për projektin e shkollës ‘Vasil Kamami’. Po përgatisim gjithashtu projekte të reja për shkollat dhe kopshtet në të gjithë Elbasanin,”...