Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Liverpool nuk ndalet! Nis negociatat për sulmuesin që kushton 100 mln euro
10 Korrik 2025 18:08 Telesport Liverpool është gati për një tjetër transferim big. Mediat angleze raportojnë se “The Reds” po negociojnë me Eintracht Frankfurt për transferimin e Hugo Ekitike. Operacioni do të kryhet nëse Darwin Nunez largohet nga klubi. Klubi gjerman kërkon 100 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar. Liverpool nuk e vlerëson më shumë se 80 mln euro, por ka shpresë se mund të arrijë një marrëveshje.