LIVE! Rama: Dhuna ndaj Policisë nuk është protestë. Të rinjtë po frymëzohen nga një forcë e errët që është shfaqur në Europë dhe SHBA
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat dhe incidentet e dhunshme të regjistruara gjatë tubimeve të fundit, gjatë një takimi me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku mbajti në dorë një gur për të ilustruar, sipas tij, dhunën e ushtruar ndaj efektivëve të policisë. Rama deklaroi se dhuna gjatë protestave nuk lidhet me arsyet legjitime që qytetarët mund të kenë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në një vend të lirë dhe demokratik. Sipas kryeministrit, përballë akteve të tilla, shteti nuk duhet të negociojë. “Valë dhune që s’ka të bëjë me asnjë nga arsyet që janë legjitime, të qytetarëve në një vend të lirë dhe demokratik për të pasur pakënaqësi. Me këtë (gur) nuk negociohet. Dhe me këdo që vë përpara këtë, nuk negociohet. Kur shteti...
Burimi:
javanews.al