LIVE/ Minutat e fundit të sfidës, nuk është dita e Manajt! San Marino ruan barazimin dhe kuqezinjtë shpërdorojnë! Bjellorusia po fiton me Finlandën (VIDEO)

LIVE/ Minutat e fundit të sfidës, nuk është dita e Manajt! San Marino ruan barazimin dhe kuqezinjtë shpërdorojnë! Bjellorusia po fiton me Finlandën (VIDEO)

Shqipëria pret San Marinon në sfidën e katërt të Nations League, me kuqezinjtë që e kanë detyrim fitoren, teksa kërkohet edhe goleadë, teksa takimi ka nisur në orën 20:45. Kuqezinjtë i kanë fituar të pesta përballjet kundër San Marinos, ndërsa kanë shënuar 16 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Ashtu siç e tha Maran, në portë starton Dajsinani, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Hsyaj dhe Pilo do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Shehu. Në sulm, Muçi dhe Hoxha do të mbështesin Manajn. Drejtësi në këtë takim do të vendosë turku Mehmet Türkmen, i cili do të mbështetet nga tre bashkëkombësit e tij në fushë dhe dy të tjerë në VAR. Shqipëri 1-0 San Marino...