Lista Studentore në Serbi: Kosova, pikëpyetja e madhe e një ndryshimi

Lista Studentore në Serbi: Kosova, pikëpyetja e madhe e një ndryshimi

Studentët sfiduan pushtetin e Aleksandar Vuçiqit, njeriut të fortë në Serbi. Por, përtej premtimeve për një Serbi ndryshe, qëndrimet e tyre për Kosovën, Bosnjën, Bashkimin Evropian dhe Rusinë mbeten ende të paqarta. DW Një sallë e vogël e improvizuar në një pallat biznesi në Beogradin e Ri, qindra gazetarë vendas e të huaj përpiqen të gjejnë hapësirë mes kamerave televizive. Është ora 21:30 dhe në selinë elektorale të Partisë Progresiste Serbe (SNS) mbizotëron një heshtje pothuajse e plotë. Në selinë e Listës Studentore dëgjohen si mbytshëm nga celularët e shumtë zëri iAleksandar Vuçiqit,në paraqitjen e tij të parë pas mbylljes së votimeve në mbrëmje. "Kemi humbur…",dëgjohet të thotë deri në këtë moment figura dominuese e politikës së vendit. Shumicës nuk i besohet fillimisht dhe pyesin...