Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat Një vendim i qeverisë shqiptare, që i jep Policisë së Shtetit kompetenca për të kufizuar daljen jashtë vendit të personave të dyshuar për përfshirje në akte dhune gjatë protestave, edhe pa një vendim gjykate, u publikua të enjten në Fletoren Zyrtare, duke ngritur shqetësime për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe anashkalimin e gjyqësorit. Vendimi i Këshillit të Ministrave, i miratuar javën e kaluar me propozim të Ministrisë së Brendshme dhe i firmosur nga kryeministri Edi Rama, parashikon krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar nga Policia e Shtetit në prokurori për vepra penale kundër autoritetit shtetëror, rendit dhe sigurisë publike, të dyshuara se janë kryer gjatë tubimeve....