No Image Available

“Lironi fëmijët tanë!” Revolta para kryeministrisë për arrestimet e të rinjve

Tensione dhe debate verbale janë regjistruar përpara Kryeministrisë, ku dy protestuese kanë kundërshtuar veprimet e policisë dhe shoqërimin e të rinjve gjatë protestave në Tiranë. Pas shpërndarjes së protestuesve nga rruga, efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë hapur kalimin përpara godinës së Kryeministrisë. Në këtë zonë janë afruar edhe disa qytetarë, të cilët kanë ndërhyrë në debat me efektivët, duke kërkuar sqarime për veprimet e policisë. Njëra prej protestueseve ka shprehur indinjatën për arrestimet e të rinjve, duke deklaruar se situata e krijuar e ka bërë të ndihet e pasigurt edhe për dërgimin e fëmijëve në shkollë. “Lironi fëmijët tanë! Po i mbaj fëmijët në shtëpi, nuk i çoj në shkollë. Turp t’ju vijë!”, është shprehur ajo, duke kundërshtuar shoqërimet e kryera...