Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore

 Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore

Gjykata e Posaçme e Apelit liron Safet Gjicin, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë” pas skandalit seksual në zyrë. Siç raporton Klan News, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Gjici u vu në pranga më 24 Qershor 2023, me urdhër të Gjykatës së Posaçme pas publikimit të një videoje erotike me Alma Kaçin, ku kjo e fundit kërkonte favor për një tender. Kaçi u dënua nga Apeli me një vit burg...
Burimi: Opinion.al