Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores, Roven Zeka

Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores, Roven Zeka

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-Shefit të Rrugores Roven Zeka, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Vendimi është marrë për arsye shëndetësore. Rreth një muaj më parë u raportua se ai kishte pësuar thyerje të legenit, pasi ishte rrëzuar në ambientet e burgut. Më herët, masa e “arrestit me burg” u la në fuqi nga Apeli i GJKKO-së për Zekën dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, u caktua “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjare. Kujtojmë se urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme për Zekën, Novakun dhe...
Burimi: Javanews.al