Lirohet nga burgu ish-shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka

Lirohet nga burgu ish-shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka

Roven Zeka, ish-shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, është liruar nga qelia dhe është vendosur në masën “arrest shtëpie”, mëson gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene. Vendimi është marrë për arsye shëndetësore. Bashkë me Zekën, në këtë çështje janë të përfshirë edhe dy ish-zyrtarë të tjerë, Edison Tabaku, ish-oficer i policisë gjyqësore, dhe Sokol Novaku, ish-shef i sektorit të aksidenteve. Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), tre ish-zyrtarët dyshohet se kanë marrë para nga një grua e përfshirë në një aksident, për të mos e referuar rastin në prokurori dhe për të mos nisur hetimet për ngjarjen. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv