Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lirimi i hapësirave publike rreth “Arenës Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Si rezultat, 7 administratorë lokalesh janë proceduar penalisht, ndërsa janë sekuestruar rreth 330 objekte që shërbenin për aktivitetet e tyre ekonomike, të vendosura pa leje. Gjatë operacionit, është proceduar penalisht edhe një 40-vjeçar, punonjës në një prej lokaleve, i cili kundërshtoi punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) gjatë ndërhyrjes për lirimin e hapësirës. Sipas Policisë, hapësirat e zëna përfshinin trotuare dhe vendkalime për këmbësorë, të bllokuara me tavolina, çadra dhe ulëse të vendosura nga subjektet përreth...