Lirimi i hapësirave publike, protestojnë bizneset e pedonales së Korçës; Bashkia shtyn vendimin

Lirimi i hapësirave publike, protestojnë bizneset e pedonales së Korçës; Bashkia shtyn vendimin

Pas disa ditësh aksion në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga baret dhe restorantet, institucionet shtetërore nëpërmjet shkresave po njoftojnë bizneset se kanë afat deri më 2 Gusht për lirimin e tyre vullnetar, në të kundërt hapësirat e vendosura do të shemben dhe subjekti do të penalizohet me gjobë.Për shumë biznese vendimi për shkatërrimin e strukturave metalike konsiderohet i padrejtë, pasi siç ata pohojnë operojnë kundrejt kontratave të rregullta të miratuara nga pushteti vendor, ndërsa më i padrejtë cilësohet vendimi për heqjen e tyre në mesin e sezonit turistik.Në qytetin e Korçës dy të rinj sipërmarrës...