Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lirimi i hapësirave publike, forca policie dhe IKMT te lokalet rreth stadiumit ”Air Albania”
Mbrëmjen e sotme, forca të shumta të policisë bashkiake, Policisë së Shtetit dhe IKMT-së kanë zbarkuar pranë Stadiumit “Air Albania” në Tiranë, për lirimin e hapësirave publike. Autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.