Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lirimi i hapësirave publike, Balluku ka një mesazh: Nga sot IKMT dhe Policia do të ndërmarrin masa konkrete
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka një mesazh publik në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Dje ishte afati i fundit për largimin në mënyrë vullnetare nga hapësirat publike pranë akseve kombëtare, ndaj edhe Balluku thotë se nga ky moment IKMT, mbështetur nga Policia, do të ndërmarrin masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare. ”Falënderoj qytetarët për këtë bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i inkurajojmë ata të vijojnë denoncimet. Madje, në vazhdim edhe përmes një platforme të dedikuar, platforma ‘Hapësira ime’ që është njoftuar nga Kryeministri, Edi Rama”,-shkruan Balluku....