No Image Available

“Liria ka Emër” mobilizon shqiptarët në New York, protestë para selisë së OKB-së

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojë një protestë përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Protesta është thirrur nga organizata shqiptaro-amerikane dhe platforma “Liria ka Emër” dhe është parashikuar të zhvillohet më 22 shtator, në orën 18:00. Sipas organizatorëve, qëllimi i tubimit është sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar dhe i liderëve botërorë që ndodhen në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Organizatorët e konsiderojnë vendimin e Hagës si të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe si një përpjekje për të njollosur luftën e Kosovës. “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në SHBA t’i bashkohen protestës dhe të shprehin solidaritet...