Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe
Mulla Idriz Gjilani Fetar, atdhetar konsekuent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t’u bërë legjendë. Kështu e portretizoi Studjuesi i mirënjohur Muhamet Pirraku udhëheqësin Shpirtëror, Politik dhe Ushtarak të madhin, Mulla Idriz Gjilani. Mulla Idriz Velekinca lindi në Velekincë, fshat në komunë të Gjilanit, më 4 qershor 1901. Mësimet fillestare i ndoqi në mejtepin e Cernicës të cilan edhe i mbaroi në vitin 1911 për të vazhduar studimet e mesme në medresenë “Atik”...