“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

Jo vetëm në Gjermani, Zvicër e Kanada, por edhe në Austri, diaspora shqiptare ka protestuar sot ne mesdite ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, që dënuan me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së. Dhjetëra qytetarë shqiptarë u mblodhën në sheshin Heldenplatz, në Vjenë, në një tubim solidariteti dhe mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Me flamuj kombëtarë dhe flamuj të UÇK-së në duar, protestuesit përcollën mesazhin “Liri për çlirimtarët”, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje si: “Jo në emrin tim”, “UÇK, UÇK” dhe “O Hashim, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”. Në mesin e protestuesve ishte edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Isë Berisha, i cili...