Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra
Niveli i ujit në liqenin e Fierzës vijon të ulet, duke arritur në kuotën 266.95 metra mbi nivelin e detit. Rënia e rezervës ujore po shton shqetësimin për prodhimin e energjisë elektrike në HEC-in e Fierzës. Për hidrocentralin e Fierzës, kuota 240–242 metra mbi nivelin e detit konsiderohet niveli kritik, i njohur edhe si “pika e vdekjes”, ku shfrytëzimi i rezervës ujore për prodhimin e energjisë bëhet shumë i kufizuar. Aktualisht, HEC-i i Fierzës prodhon rreth 140 MW, ndërsa nga katër agregatet e hidrocentralit janë në funksion vetëm dy. Rënia e nivelit të ujit lidhet kryesisht me mungesën e reshjeve gjatë muajve të verës dhe përdorimin e rezervës ujore për prodhimin e energjisë elektrike. Nga niveli maksimal prej rreth 296 metrash, liqeni i Fierzës ka...
Burimi:
javanews.al