Ligji për Zonat e Mbrojtura, Qeveria shpërfill kërkesën e protestuesve për ta anuluar
Anulimi i ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura është një ndër kërkesat më këmbëngulëse të protestës maratonë të njohur si “Revolucioni i Flamingove” – e cila vazhdon prej tre muajsh poshtë zyrës së kryeministrit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ndryshimet e ligjit për Zonat e Mbrojtura të kërkuara nga protestuesit, përkojnë nga ana tjetër edhe me kërkesat që Shqipëria duhet të përmbushë në përafrimin me të drejtën e Bashkimit Europian. Në mes të kësaj përplasjeje, Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një projektvendim që propozon ndryshime në procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, VNM. Sipas relacionit që e shoqëron projektligjin, ky akt krijon procedurën e quajtur “Vlerësimi i Duhur” për projektet që mund të kenë ndikim në zonat e veçanta...
Burimi:
gijotina.com