Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ligji për Sportin, Zhupa “thumbon” socialistët: Keni marrë konsultime dhe ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli
Në seancën plenare të sotme, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ngriti kritika të forta ndaj projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për Sportin’”, duke e cilësuar si një përpjekje për të thelluar ndërhyrjen e shtetit në sportin shqiptar dhe për të kontrolluar strukturat sportive përmes fondacioneve e federatave. Zhupa argumentoi se projektligji bie ndesh me parimet e Kartës Olimpike dhe i jep rol të padrejtë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), veçanërisht në organizimin e aktiviteteve jashtëprocesit mësimor në bashkëpunim me institucionet arsimore. “Në nenin 3, KOKSH merr një rol zyrtar në aktivitetet sportive jashtë orarit të mësimit, duke cenuar kompetencat ekzistuese të federatave të sportit shkollor dhe universitar,” tha Zhupa. Ajo shtoi se projektligji zgjeron përkufizimin e “organizata sportive” duke përfshirë edhe...